Lajme
Shqipëria ndalon për 10 vjet prerjen e pyjeve
Nga sot, ndalohet shfrytëzimi i lëndës drusore në fondin pyjor publiko-private në Shqipëri. Gjithashtu, ndalohet eksporti i drurit, lëndës së ndërtimit dhe i qymyrit të drurit
Që nga dita e sotme, Shqipëria ka nis aplikimin e moratoriumit 10 vjeçar për ndalimin e shfrytëzimit të drunjve dhe lëndëve drunore për industri, si nga shteti ashtu edhe nga bizneset. Sipas këtij moratoriumi, shfrytëzimi i drunjve lejohet vetëm për ngrohje,e dhe atë nën kontrollin e shtetit.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e ka quajtur këtë një vendim historik që do të ndryshojë të ardhmen e pyjeve në Republikën e Shqipërisë. Ai ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve për zbatimin e moratoriumit.
“Prej ditës së sotme ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik-privat në të vendin. Gjithashtu, ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndryshe, deri te ky moratorium ka ardhur pas shfrytëzimit të egër të pyjeve në Shqipëri. Madje, menjëherë pas pluralizmit dhe në mungesë të kontrollit për pyjet, qytetarët e pandërgjegjshëm kanë prerë shumicën e pyjeve, madje në disa raste edhe trupat e ullinjve, që konsiderohen pasuri e rrallë e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











