Zhvillim
Shqipëria mposht Maltën, 2:0
Golat i shënuan Migjen Basha dhe Alban Meha
Kombëtarja shqiptare e ka fituar bindshëm ndeshjen miqësore kundër Maltës në stadiumin e Durrësit, me rezultatin 2: 0, duke treguar një paraqitje superiore ndaj skuadrës kundërshtare.
Pas një fillimi të mirë të Maltës, Shqipëria filloi të sulmonte dhe arrin të gjejë golin me Migjen Bashën, i cili shënon me kokë gjatë goditjes së këndit e gjuajtur nga Kace. Shqipëria dominon 45 minutat e para, ku shfaq një lojë të pastër, duke fituar duelet në mesfushë. Pjesa e parë mbaron me rezultatin 1-0 për Shqipërinë.
Pjesa e dytë shfaqi dominim absolut të kuqezinjve të cilët shënojnë me një “perlë” të Alban Mehes. Mesfushori godet topin nga 40 metra, topi merr një trajektore të çuditshme dhe përfundon në rrjet. Shqipëria arrin të godasë edhe dy herë shtyllën, me Ramën dhe Sadikun.
Të pranishëm në stadium ishin mbi 8 mijë tifozë , ndër ta edhe tifo-grupet e njohura : “Plisat” dhe “Tirona Fanatics” , “Tifozat Kuq e Zi” etj.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












