Shqipëria
Shqipëria më 11 maj ekspozon në Bienalen e Venecias

“Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”. Ky është titulli i veprës së artistit Driant Zeneli, i cili prezanton Shqipërinë këtë vit në Bienalen e Venecias.
Më 11 maj deri më 24 nëntor 2019 vepra e Zenelit do të ekspozohet në “Arsenale Artiglierie”, nën kurimin e Alicia Knock. Në përshkrimin që i bëhet veprës së artistit shqiptar në faqen zyrtare të Bienales, thuhet se “vepra është një instalim skulpturor, i cili zgjerohet si një projekt multidisiplinar, duke lënë idenë se “nën një sipërfaqeje ka një sipërfaqeje tjetër”.
Zeneli nisi të punonte me këtë ide më 2015-tën në ish-metalurgjikun, në qytetin e Elbasanit.
Ideja për këtë vepër ka lindur nga leximi i romanit të parë fantastiko-shkencor në Shqipëri, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018) nga Arion Hysenbegas.
Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde.
Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë që ndërvepron me publikun.
Në qendër të veprimit performativ, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re. Në vitin 2008 Zeneli fitoi çmimin Ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë dhe në vitin 2009 çmimin “The Young European Artist Award”, Trieste Contemporanea.
Në vitin 2017 ai fitoi çmimin “MOROSO”, Itali. Driant Zeneli ishte drejtor artistik i “Mediterranea 18”, “Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu”, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 midis Tiranës dhe Durrësit. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Disa nga ekspozitat e tij janë zhvilluar në: Passerelle, Centre d’Art Contemporain, Brest, (2018); Mostyn Gallery, Wales, UK (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); GAM, Museum of Modern and Contemporary Art Turin (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castiglia León. Spain,(2012); Prague Biennale 5 (2011). Ndërsa kuratoria ,Alicia Knock punon në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine Macel. Alicia Knock po punon për zgjerimin e këtij muzeu drejt Afrikës dhe Evropës Qendrore, nëpërmjet blerjeve dhe ekspozitave.
Për ceremoninë e hapjes së kësaj hapësire të re (Museum On/Off, 2016) ajo ftoi artistë dhe kuratorë të administronin hapësirën për të promovuar muzeun si një përvojë më vete. Instalimet nga Otobong Nkanga, Meschac Gaba, Ahmet Ogut dhe Arseny Zhilaev, ofruan sfondin për trillime në evolucion të vazhdueshëm.
Muzeu u kthye një vend jo për ekspozim, por për prodhim, riprodhim dhe interpretim. Në praktikën e saj kuratoriale, Alicia Knock përpiqet të eksplorojë formatin e ri të ekspozitës, duke vënë në dyshim vetë muzeun përmes projekteve multidisiplinare, siç është retrospektiva e kuruar në vitin 2017 për regjisorin Harmonia Korine, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj