Shqipëria
Shqipëria, mbi mesataren e rajonit në përdorimin e teknologjisë dhe AI
Një raport i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal tregon se bizneset shqiptare janë ndër më të avancuarat në Ballkan dhe madje mbi nivelin mesatar të BE-së për sa i përket përdorimit të teknologjive digjitale dhe inteligjencës artificiale.
Mbi 12% e kompanive shqiptare përdorin AI, pothuajse dyfish më shumë se mesatarja rajonale (5%) dhe më e lartë se ajo e BE-së (7%). Përveç kësaj:
23% e tyre përdorin shërbime “cloud”,
33% aplikojnë analiza të të dhënave, mbi mesataren e vendeve fqinje, ndërsa 54% përdorin e-faturimin, shumë më tepër se rajoni (41%) dhe BE-ja (38%).
Qeveria shqiptare ka vendosur Inteligjencën Artificiale si prioritet strategjik për vitet 2025-2030, duke planifikuar ngritjen e “fabrikave të AI” dhe integrimin e teknologjisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe shërbimeve.
Një tjetër tregues ku Shqipëria kryeson është përdorimi i rrjeteve sociale dhe mjeteve digjitale të komunikimit nga bizneset, përqindje më e lartë se në vendet e tjera të rajonit.
Edhe qytetarët po përdorin gjithnjë e më shumë shërbimet elektronike të shtetit. 78.5% e përdoruesve të internetit kanë shfrytëzuar e-qeverisjen, krahasuar me 43% në Ballkan dhe 75% në BE. Portali e-Albania është bërë qendra kryesore e shërbimeve publike online. Deri në mars 2025 ai ofronte 1,253 shërbime dhe kishte 3.21 milion përdorues aktivë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












