Shqipëria
Shqipëria mbështet Turqinë me ndihmën me 1 milion euro
Qeveria shqiptare do të akordojë 1 milion euro në ndihmë të Turqisë për ta ndihmuar pas tërmetit shkatërrimtar që shkaktoi mbi 48 mijë viktima. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ku më pas është komunikuar për mediat se do të dhurohen 1 milion euro në ndihmë në Turqisë.
Kjo ndihmë vjen pas dërgimit në Turqi të ekipit të shpëtim-kërkimit nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes.
“Është miratuar vendimi për dhënien e ndihmës financiare humanitare për Turqinë. Kjo vjen në vijim të të gjitha ndihmave të dhëna nga shteti ynë si me dhurimin e personelit për kërkim shpëtimin dhe mjetet të ndryshme”, theksoi në vendimin e qeverisë së komunikuar ditën e sotme për mediat.
Sipas vendimit të qeverisë, kjo ndihmë prej 1 milion eurosh synon mbështetjen shumëpalëshe të Shqipërisë kundrejt Turqisë. Turqia së bashku me Sirinë u prek nga tërmeti shkatërrimtar më 6 shkurt, duke shkaktuar mbi 48 mijë viktimat në të dyja vendet, ndërsa shumë vende i kanë ardhur në ndihmë, midis tyre tashmë edhe Shqipëria. /TCH
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











