Shqipëria
Shqipëria magjeps me numrin e turistëve: 6.6 milionë vizitorë deri në korrik
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës si një destinacion turistik. Vetëm deri në korrik të këtij viti, vendin e kanë vizituar rreth 6.6 milionë turistë, shifër që përfaqëson një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shumica dërrmuese e vizitorëve, mbi 6.2 milionë, vijnë nga vendet evropiane, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh turistësh mbërrijnë nga SHBA-ja, Azia Lindore dhe Afrika.
“Kemi vërejtur rritje të dukshme të turistëve nga e gjithë Evropa, por edhe nga Kanadaja. Krahasuar me vitin e kaluar, prenotimet janë shtuar ndjeshëm dhe sezoni turistik po zgjatet. Ajo që i tërheq turistët është mikpritja shqiptare, çmimet e arsyeshme dhe bukuritë natyrore të vendit tonë,” shprehet Albulen Ndrepepaj, menaxhere resorti, për A2 CNN, transmeton albinfo.ch.
Mes turistëve që po zbulojnë Shqipërinë këtë verë janë edhe të rinjtë nga Finlanda. Venla, e cila viziton vendin për herë të parë, tregon përshtypjet e saj:
“Jam shumë e befasuar. Plazhet janë fantastike, ushqimi i shkëlqyer dhe njerëzit tepër miqësorë.”
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











