Shqipëria

Shqipëria, lider në Europë për energjinë e rinovueshme

Shqipëria renditet e para në kontinent për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke arritur nivelin 99,3%. Pas saj vjen Norvegjia me 99,1%, sipas të dhënave të Agjencisë për Media dhe Informim.

Të dyja vendet afrohen në prodhimin 100% nga burime të qëndrueshme, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 42%.

Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë, vendet me përqindjet më të larta janë:

Danimarka – 88,6%

Luksemburgu – 87,4%

Portugalia – 78,6%

Ky rezultat vjen në një periudhë kur sfidat energjetike mbeten të mprehta në Europë dhe menaxhimi i burimeve të rinovueshme është prioritet i BE-së.