Shqipëria
Shqipëria ka ende shumë sfida për të rritur numrin e turistëve
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një konferencë për media ka folur për vendimin e qeverisë për moslejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet si dhe për turizmin.
Ai tha se pavarësisht notave shumë optimiste që kanë marrë këtë vit në lidhje me sezonin turistik, vendi ka ende sfida për turizmin.
“Shqipëria sot gjendet në pozitën e saj më të favorshme pasi përfaqëson në mënyrë të përmbledhur atë çfarë sot është destinacioni më i kërkuar në botë. Na duhen politika të reja dhe standarde të reja. E dyta të përmirësojmë shërbimet. Jemi në një sezon të suksesshëm, por larg sezonit me të cilin duam të ballafaqohemi”, ka thënë ai.
Gjatë shtatorit, sipas Klosit, vendin tonë e vizituan rreth 610 mijë turistë me një rritje prej 30% krahasuar më 2017.
Ministri u shpreh i vendosur se vendimi për ndalimin e importit të veturave do të zbatohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











