Kosova
Shqipëria i refuzon nënshtetësinë xhudistes kosovare, e lë jashtë garave ndërkombëtare
Tajneri i ekipit të Kosovës në xhudo Driton Kuka përmes një statusi në rrjete sociale ka bërë të ditur se presidenca e Shqipërisë e ka refuzuar xhudisten nga Kosova Laura Fazliu që të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë.
Si pasojë e kësaj, para disa muajsh Laura nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan për shkak të pasaportës, njoftoi Kuka, përcjell albinfo.ch.
“Përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për shtetësi shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo shqiptar kudo në botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtojë në Azerbajxhan për shkak të pasaportës muaj më parë! Faleminderit Qeverisë Shqiptare, por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë”, shkruan Kuka në Facebook.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











