Shqipëria
Shqipëria heq vizat me shtetin që ka sipërfaqe “sa një lagje” e Tiranës
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit. Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe është bërë sot publik.
Në njoftim thuhet: “Me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”.
Nuk mund të thuhet se çfarë e bashkon Shqipërinë me Federatën e Shën Kristoferit që ndodhet në detin e Karaibeve. Kjo federatë përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit, me një sipërfaqe të përbashkët që arrin në 261 km2, ndërkohë që sipërfaqja e Tiranës është 1,110.03 km2.
Kjo federatë nuk mban rekordin vetëm si shteti më i vogël në të gjithë hemisferën perëndimore, por edhe për popullsinë që nuk arrin më shumë se 55 mijë. 92.5% e popullsisë së federatës është me prejardhje afrikane, ndërsa vetëm 2.1% kanë prejardhje evropiane.
Sa i përket indeksit të zhvillimit, Federata e Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit konsiderohet me nivel të lartë, duke u renditur e 72-ta në botë. Kjo federatë njihet edhe si ‘parajasë fiskale’ në Karaibe, shkruan Top Channel.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










