Shqipëria
Shqipëria, gati të fillojë vaksinimin
Vaksinimi do të nisë brenda janarit, pasi janë siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Qendrën e Parë të Vaksinimit antiCOVID në Stadiumin Air-Albania në Tiranë, ku është parashikuar të nisë vaksinimi gjatë muajit janar.
Vaksinimi do të nis brenda janarit, pasi janë siguruar 500 mijë doza vaksine nga Pfizer dhe njëkohësisht ka marrëveshje për një trend vaksinash që i përgjigjen planit të kalendarizuar.
“Në të gjitha rastet ne fillojmë në javën e tretë të janarit. Por le të shpresojmë që do të fillojmë më shpejt. Jemi në komunikime nga të katër anët. Dhe kemi besim se do të mund të fillojmë dhe më shpejt falë disa kanaleve preferenciale që kemi hapur. Jemi në një fazë realisht shumë pozitive përsa i përket perspektivës të kësaj nisme. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe njëkohësisht kemi garantuar një trend vaksinimi, që i përgjigjet strategjisë dhe që janë të kalendarizuara. Nga fillimi deri sot ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi gjithmonë një hap përpara”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, transmeton TCH.
Duke folur për fazën parapërgatitore, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve, të mjekëve si dhe të koordinatorëve që do të lehtësojnë këtë proces. Do të kemi ekipet e urgjencës për çdo eventualitet të cilët do të vendosen në postacione të përcaktuara, qoftë jashtë “Arenës”, qoftë në ambientet e vetë stadiumit. Aktualisht janë vendosur dhe po vijojnë të vendosen postacionet. Janë rreth 20 postacione deri tani. Por në fakt në terësinë e unazës të gjithë “Arenës” do të jenë 60 postacione për vaksinimin. Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60, ndoshta diçka më shumë qytetarë. Dhe do të vijojmë kështu 8-10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit grupeve të riskut”, nënvizoi Manasirliu, përcjell albinfo.ch.
Manastirliu tha se veç infrastrukturës, janë bërë të gjitha parapërgatitjet edhe për trajnimin e burimeve njerëzore që do të kryejnë vaksinimin anti-COVID.
“Aktualisht kemi bërë gati të gjitha listat e mjekëve, infermierëve. Do të fillojmë me ekipet e mjekëve, infermierëve dhe ekipet e 4 spitaleve Covid. Dhe më pas ashtu sikurse Instituti i Shëndetit Publik e ka vendosur me mjekët, infermierët e pjesës tjetër të urgjencave, reanimacioneve. Do të vendoset të bëhet një vaksinim i parë, pra të përqendruar në këto ambiente. Edhe për arsye të organizimit më të mirë, më efiçent. Dhe jemi duke trajnuar të gjithë ata të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi që është sfida e rradhës për ne”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se pas Qendrës së parë të vaksinimit anti-COVID në Tiranë, do të hapen edhe qendrat e tjera në Vlorë dhe Shkodër.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht