CH-Ballkani

Shqipëria: Fusha e ëndrrave për të investuar e fituar

Industria e naftës është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Por, Shqipëria ka problemin e privatizimit për shkak të paqartësisë rreth pronës private

Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri kanë kaluar rreth 25 vjet. Që nga atëherë, vendi është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Por, ajo që mungon është kapitali i huaj dhe arsyet janë të dukshme.

Robert Cars është gjeolog dhe drejtor gjeneral i ‘Bankers Proletum’ në Shqipëri. “Kjo fushë është sikur një ëndërr”, thotë ai në fillim për të vazhduar: Nëse në fushat tjera mund të shpohen tre shtresa nafte këtu në Patos mundesh shumë herë më tepër: 15. Kjo mundëson nxjerrjen e naftës me shpime mjaft të vogla, që e lehtëson shumë herë punën”, shton Carss, shkruan e përditshmja zvicerane ‘nzz.ch’.

Firma kanadeze është aktive nga viti 2004, në një qytet të vogël qindra kilometra në jug të Tiranës. Rezervat e llogaritura në Patos janë rreth 202 milion fuçi nafte, pra fusha më e madhe e naftës On-Shore e Evropës, përcjell albinfo.ch.

Për banorët e zonës ishte një ankth mosaktivizimi me punë e fabrikës gjatë viteve 1990-të, por edhe në fillim të shekullit 21. Fotografitë e saj tregonin vetëm gërmadha apokaliptike hekurishte.

Rrëzimi i regjimit komunist në vitet 90-të, filloi industrializimi i vendit. Megjithatë, kjo nuk vlejti për Patosin, që aparaturat metalike ishin të kudondodhura dhe plaçkë për disa persona grabitqarë. “Në këtë zonë jetojnë 35 mijë persona. Kur ne filluam këtu punën, kishte mungesë elementare të higjienës”, ka shtuar tutje ai. “Praktikisht infrastruktura ishte inekzistente: rrugët, kanalizimi dhe furnizimi me energji elektrike. Edhe sot e kësaj dite ka zona të papastra, që janë nën kontroll të qeverisë dhe sëmundjet nga kanceri janë me norma më ta larta sesa në pjesët tjera të Shqipërisë”.

Industria e naftës është ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Por, Shqipëria ka problemin e privatizimit për shkak të paqartësisë rreth pronës private. Sistemi komunist e zhbëri pronën private. Madje, pas prishjes me Kinën 1978, Shqipëria kishte problemin tjetër, atë të zhvillimit industrial dhe ekonomik.

Prej atëherë gjërat kanë ndryshuar shumë. Përkundër dallimeve mes dy partive më të mëdha, socialistëve dhe demokratëve gjatë 2000 kishte një zhvillim të lartë ekonomik.

Papunësia arrin në 17 përqind, ndërsa borxhi publik mbi 70 përqind. Kjo i sjell vështirësi qeverisë për të sjellë në kontroll ekonominë shtetërore, një zhvillim, që më së shumti vjen nga shtimi i krimit të organizuar.

Këtu vërehen edhe probleme me investitorët e huaj, përkundër çmimeve të lira, për shkak të klientelizimit në punët administrative dhe taksës prej 10 përqind. Edhe Carss e pranon këtë, kur para disa kohësh prodhonin 20.000 fuçi nafte në ditë, ndërsa sot kjo shifër qëndron 15.000. Sipas disa analizave Bankers ishte punëdhënësi dhe taksapaguesi më i madh në Shqipëri.

Kjo mund të ndryshojë shpejt: Në afërsi të Patosit, do të ndërtohet gazsjellësi TAP (Trans Adriatic Pipeline), kompani me qendër në Baar të Kantonit Zug (Zvicër). Kjo do të sillte gazin nga Azerbajxhani përmes Shqipërisë në Evropë.

“Shpresa është e madhe që ndërtimi i gazsjellësit, do të ketë impulse të forta për ekonominë shqiptare. Kjo është e mundur. Përkundër gjithë peripecive, përgjatë viteve ajo ka dhënë shenja ta qarta mbijetese”, përfundon Carss.

Shqipëria ka kaluar në faza tranzicioni, derisa që pas rënies së komunizmit ekonomia ka ecur përpara. Megjithatë, deri në vitet ’90-te kishte 3.2 milionë banorë, tani ka 2.8 për shkak të emigrimit, dhe kjo ndodhi edhe vitin e kaluar kur një numër i madh morën rrugën drejt Gjermanisë, kurse më parë kishin shkuar në Greqi e Itali.