Sport
Shqipëria, edhe pse superiore, humb në minutën e fundit
Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje të dhimbshme nga Portugalia. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të kohës së gjysmëlojës së dytë Shqipëria ishte dominuese, shënimi në minutën e 94-të (shtesë) nga Miguel Veloso i dha fund shpresës së kombëtares për barazim. Ai ka shënuar me kokë pas harkimit të Quaresmas.
Pjesa e parë e ndeshjes ka kaluar në shenjë të epërsisë së lehtë të Portugalisë ndërsa e dyta është karakterizuar nga një epërsi në rritje dhe sulme të pareshtura të shqiptarëve. Janë dalluar sidomos Cikalleshi dhe Xhaka.
Duhet thënë se bërthamën e Kombëtares Shqiptare edhe kësaj here e kanë përbërë futbollistët shqiptarë që luajnë në Kampionatin Zviceran. Në përbërjen startuese kanë qenë tetë sish.
Me këtë humbje, kombëtarja shqiptare vazhdon të ketë 11 pikë që është një më pak se Danimarka dhe katër më pak se Portugalia e cila i prin grupit
Takimin e radhës Shqipëria e zhvillon më 8 tetor ndaj Serbisë dhe nëse Danimarka pëson nga Portugalia dhe kuqezinjtë mposhtin serbët, do të sigurohet kualifikimi edhe matematikisht.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











