Shqipëria
Shqipëria, e mbushur me turistë

Rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë janë të mbushura me grupe turistësh.
Nga analiza 6-mujore e policisë kufitare rezulton se mbi 11.6 milionë qytetarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria, shkruan Top Channel.
Autoritetet kanë regjistruar mbi 3.3 milionë mjete që kanë lëvizur në kufi.
Instituti i Statistikave njofton se vetëm gjatë muajit maj kanë dalë nga kufiri 1.1 milionë persona dhe kanë hyrë 1.2 milionë, nga të cilët mbi 705 mijë janë të huaj, përcjell albinfo.ch.
Numrin më të lartë të të huajve që vijnë në Shqipëri e mbajnë europianët, që pasohen nga amerikanët dhe të huaj nga vendet e Azisë Lindore.
Analizat që kanë kryer autoritetet shqiptare tregojnë se gjatë muajit maj, nga 705 mijë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, 20 % e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur në vendin tonë për arsye biznesi.
16% e të huajve të tjerë kanë deklaruar se vizitojnë Shqipërinë për arsye personale dhe rreth 13% vijnë në Shqipëri për turizëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak” "Nuk isha unë por ishte vëllai binjak": Kështu përpiqet vazhdimisht të shmangë gjobat, një shofer me...
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
-
I riu nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë i klubit italian Udineze
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri