Kosova
Shqipëria e Kosova me pikë të përbashkët të kalimit kufitar
“Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu por të ndalën një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, marrëveshje kjo me qëllim të ngritjes së pikës së përbashkët të kalimit kufitar në mes të dyja vendeve.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i ardhjes sot është të konstatohet se nga dita e sotme ka filluar menaxhimi i integruar i kufirit Shqipëri – Kosovë.
Kryeministri Haradinaj tha se e sheh një përkrahje të jashtëzakonshme të ministrit të Shqipërisë dhe atij Kosovës, por edhe Qeverisë, që ndoshta në një afat rekord më të mos ketë ndalesa të veturave.
“Pra nuk do të jenë dy kontrolla, por do të jetë vetëm një dhe shpresoj që deri më dy prill ky kufi të të jetë pika që na bashkon”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.
Qëllimi i Marrëveshjes është që palët të angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor