Kosova
Shqipëria dhe Serbia, shumë më pak raste se Kosova
Shqipëria ka regjistruar sot tri herë më pak raste se Kosova, ndërsa Serbia ka pasur më pak të infektuar, edhe pse ka testuar dyfish më shumë qytetarë. Ndërkaq sot në Kosovë është shënuar rekord i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.
Në Shqipëri nga 5 mijë e 339 testime, janë shënuar 379 raste të reja, ndërkaq në Serbi në 24 orët e fundit nga 11 mijë e 324 teste kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 72 persona.
Në anën tjetër, trendi i rritjes së rasteve pozitive në Kosovë ka vazhduar gjatë ditëve të fundit, teksa sot ka pasur sërisht rekord të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë pasi gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1128 persona nga 7 mijë e 424 teste për COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës, deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Në total numri i rasteve aktive është 5.493.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









