Zhvillim
Shqipëria dhe Maqedonia, me ofertat turistike më të lira në Evropë
Shërbimet hoteliere dhe ato të restoranteve për të cilat në Austri duhet të paguash 100 euro, në Shqipëri dhe në Maqedoni kushtojnë 37.9 euro
Peizazhe përrallore dhe megjithatë çmime (ende) minimale. Sipas analizës së bërë nga fondacioni austriak Hans Böckler, Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vendet që aktualisht ofrohen me çmimet më të volitshme në Evropë për turistët, shkruan heute.at.
Konkretisht, shërbimet hoteliere dhe ato të restoranteve për të cilat në Austri duhet të paguash 100 euro, në Shqipëri dhe në Maqedoni kushtojnë 37.9 euro, transmeton albinfo.ch. Po ashtu në këtë kategori hyjnë edhe disa vende të tjera ballkanike si Bullgaria, Serbia dhe Rumania, ku për shërbimet e njëjta duhen paguar nga 39.4 deri në 46.1 euro.
Nga ana tjetër dukshëm më shtrenjtë se në Austri kushton oferta e ngjashme në vendet më të shtrenjta evropiane. Kështu, në Islandë duhet paguar 163 euro ndërsa në Norvegji 153 dhe në Zvicër 148 euro, gjithnjë për shërbime të ngjashme në hotele dhe në restorante.
Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia me çmimet në mes 90 dhe 97 euro bëjnë pjesë në mesataren evropiane, përcjell albinfo.ch. Në këto vende mund të kalohet pak më lirë se në Austri dhe shumë më lirë se në Zvicër, Norvegji dhe Islandë. Por, sigurisht, dukshëm më shtrenjtë se në Shqipëri, Maqedoni e Bullgari.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












