Shkurt.ch
Shqipëria dhe Kosova luajnë në “Botërorin e vogël të futbollit”
Derisa në Francë po zhvillohet Kampionati Evropian i futbollit, në stadiumin Letzigrund në Cyrih, 16 ekipe futbolli nga e gjithë Zvicra do të marrin pjesë në “kampionatin e vogël botëror” Mundialito 2016, që do të mbahet më 2 dhe 3 korrik, shkruan albinfo.ch.
Shumica e ekipeve përbëhen nga emigrantët, të cilët përfaqësojnë 16 vende të prejardhjes së tyre.
Dhe, në këtë “botëror të vogël” për herë të parë 4 ekipe me 40 lojtarë do të përfaqësojnë Shqipërinë.
Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës kishte marrë pjesë edhe më herët në kampionatin Mundialito.
Për të krijuar 4 ekipe që do të përfaqësojnë Shqipërinë nuk e kishin edhe lehtë Bajramali Neziri, me origjinë nga Gostivari, dhe Enver Shaqiri, me prejardhje nga Bujanoci.
Që nga shkurti Bajramali Neziri në rolin e organizatorit dhe Enver Shaqiri, në rolin e koordinatorit, kishin shëtitur shumë klube në tërë Zvicrën pas talenteve të vegjël shqiptarë të futbollit.
4 ekipe, njëri quhet „tinejxher“, tjetri „junior“, pastaj „pampers“ dhe ai i vajzave „girls“. Të gjithë ekipet që pëfaqësojnë Sqhipërinë dhe Kosovën numërojnë 80 futbollistë që do të tregojnë talentin e tyre në botërorin e vogël të futbollit në Zvicër.
„Përveç lojës Fair Play, ne do të promovojmë edhe talentet, po edhe do t‘i inspirojmë ata për t’i lidhur me kombëtaren e tyre”, thotë për albinfo.ch Enver Shaqiri, koordinator në ekipin e Shqipërisë.
Bajramali Neziri, në rolin e organizatorit, thotë se përveç informacioneve që kishin nga klubet, ku luajnë futbollistët e vegjël, ata kanë shëtitur nëpër Zvicër për të bërë grumbullimin e tyre.
„Mundialito 2016“ do të jetë një shans i mirë për talentet shqiptarë të futbollit, thotë Neziri.
Ekipin „Albania“ e përbëjnë futbollistë të vegjël nga të gjitha vendet e origjinës, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi.
Për grumbullimin e katër ekipeve të Kosovës ishte përkujdesur Pajazit Sopi.
Ekipi i vajzave nga Kosova kishte fituar vendin e parë vitin e kaluar në këtë botëror të vogël që mbahet në Cyrih të Zvicrës, për të shtatën herë me radhë.
Sido që të jetë, ia vlen të jeni pjesë e kësaj feste të futbollit më 2 dhe 3 korrik në Cyrih. Ky kompeticion ka karakter të një kampionati botëror të futbollistëve të vegjël.
Ndoshta tifozët Kuq e Zi nuk do të mungojnë as në këtë kampionat.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









