Lajme
Shqipëria dhe Hungaria, pretendojnë hapësirën ajrore të Kosovës
Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje për administrimin e hapësirës ajrore
Qeveria shqiptare, e nxitur nga amerikanët, prej kohesh po shikon mundësinë e marrjes nën kontroll të hapësirës ajrore të Kosovës, e cila deri më tash menaxhohet nga NATO, por së fundmi ka deklaruar se do ta lëshojë.
Përveç Shqipërisë, siç raporton e përditshmja “Shqip”, në ‘garë’ është edhe Hungaria, e cila ka marrë mbështetjen paraprake të vendeve anëtare të NATO-s. Por, Shqipëria dhe Kosova kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje optimale për problemin e administrimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës.
Kjo është vendosur në takimet që zhvilloi Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra, administrohet nga NATO, ndërkohë që Aleanca ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritetet e Aviacionit Civil.
Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin për llogari të Kosovës, derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore.
Por, në garë të fortë ka hyrë edhe Hungaria, e cila politikisht dhe ekonomikisht i plotëson kushtet, ndërsa Shqipëria has pengesën e Spanjës.
Megjithatë, Olldashi dhe Mujota ranë dakord paraprakisht të ngrihet grupi i përbashkët teknik i ekspertëve që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve.
Sipas gazëtës “Shqip”, në takimin e zhvilluar në nëntor në Tiranë, drejtori i aviacionit civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, pati deklaruar se, “hapësira e lartë ajrore e Kosovës është e mbyllur për mbikalime që nga viti 1999. Jemi në rrugë të mirë për të gjetur një zgjidhje që është politikisht, teknikisht dhe praktikisht e pranueshme”.
Një tjetër çështje që gjeti angazhimin e dyanshëm të titullarëve të transportit ishte ekzaminimi i mundësive të rivendosjes së fluturimeve direkte Tiranë – Prishtinë. Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë./albinfo.ch & shqip/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










