Shqipëria
Shqipëria, destinacioni i anijeve të luksit
Anija, që ka në bord turistë nga 24 vende të botës, nga SHBA-ja, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Tajlanda, Australia etj., ishte nisur nga porti grek “Argostoli”
Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion i anijeve të luksit, shkruan revista italiane “ItalianNetwor” e specializuar në informacione ekonomike dhe të natyrave të ndryshme për sipërmarrjet italiane që duan të investojnë në Shqipëri.
Kompania luksoze e udhëtimeve në det, “Oceania Cruises”, kohët e fundit ka blerë një anije të re, “Sirena”, për të cilën zhvilloi një ceremoni në portin e Barcelonës.
Pas bekimit, ashtu siç e meritonte, kumbarja Claudine Pepin, vajza e kuzhinierit të famshëm francez Jacques Pepin, preu, siç e kërkon tradita, shiritin që lëshoi një shishe me shampanjë “Moet & Chandon” në drejtim të anijes. Pas thyerjes së shampanjës vijoi një mori copëzash letrash me ngjyrë që binin nga qielli, shkruan “ATSH”.
Përveç Claudine, në këtë ceremoni speciale morën pjesë edhe Frank Del Rio, drejtor i përgjithshëm i “Norwegian Cruise Line Holdings”; Jason Montague, president i “Oceania Cruises”; Jacques Pepin, babai i Claudine dhe drejtori ekzekutiv i kuzhinës në bord të anijes. Me një kapacitet prej 684 pasagjerë, “Sirena” është një anije që i përket projektit ku bëjnë pjesë tragetet “Regatta”, “Insignia” dhe “Nautica” dhe ofron shërbime me pesë yje, si për shembull ka katër restorante të klasit të parë, gjashtë sallone dhe bare elegante dhe shumë të pëlqyer, përcjell albinfo.ch.
Para se të hynte në shërbim, anija zhvillon një rindryshim radikal prej 35 ditësh me vlerën e rreth 50 milionë dollarëve, duke ndryshuar të gjitha hapësirat publike dhe kabinat duke përshtatur ambientet dhe shërbimet me nivelin që ofron “Oceania Cruises”.
Në bordin e “Sirena” u shtuan dy restorante të reja të specializuar, “Tuscan Steak” dhe “Red Ginger”. Për më tepër, me qëllimin që të ofrojë eksperiencën më të mirë në kulinari, restoranti kryesor, “Jacques Bistro” ofron një meny ekskluzive me disa prej pjatave më të famshme të gatuara nga dora e shefit Jacques Pepin.
Përse “Sirena” është e rëndësishme për Shqipërinë?
Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana janë destinacionet turistike të anijes “Sirena”. Pasi mbërritën në portin e Durrësit, 659 pasagjerët e parë u nisën me autobusë drejt këtyre destinacioneve që janë vende historike dhe muze.
Anija, që ka në bord turistë nga 24 vende të botës, nga SHBA-ja, Zelanda e Re, Britania e Madhe, Belgjika, Kanadaja, Tajlanda, Australia etj., ishte nisur nga porti grek “Argostoli”.
Itinerari i “Sirena” përfshin 12 porte, Maltën, Greqinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Italinë. Turi i parë përfundoi më 9 gusht në Venecia. Kjo anije, që mban flamurin e ishujve Marshall, e gjatë 181 metra, viziton brigjet shqiptare për herë të dytë.
E-Diaspora
-
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani 200 juristë shqiptarë në Britani, BALA shënon përvjetorin e themelimit... -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë, -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













