Shqipëria

Shqipëria deklarohet rreth rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve në vend, vjen nga shtrenjtimi i produkteve që Shqipëria merr nga importi.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për periudhën janar-shkurt të këtij viti indeksi i çmimeve të huaja të mallrave shënoi rritje me 25.2%, kundrejt zgjerimit prej 15.8% që shënoi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të BSH-së, Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste u zgjerua me 16.8% në terma vjetorë, në periudhën janar-shkurt 2022, një pikë përqindje më i lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në muajin prill inflacioni u rrit në 6.2%, niveli më i lartë në 20 vjetët e fundit.
Ndërkohë për 4-mujorin e parë të këtij viti, 53% e totalit të importeve erdhi nga vendet e Bashkimit Europian, ku inflacioni arriti në nivelin 7.4%.