Shqipëria
Shqipëri: Tre të vdekur dhe 1,207 raste të reja me COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1,207 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën nga virusi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 4,729 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 147 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë shënuar 203,114 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 13,340 persona të infektuar me COVID. 123 pacientë janë të shtruar në spital, 17 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim të menjëhershëm, si mënyrë për të ruajtur shëndetin e vetes dhe të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Kujtojmë se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











