Shqipëri: Subvecionet dyfishojnë eksportin
Këtë vit 22 mijë ton produkte të perimeve të qytetit të Lushnjës janë eksportuar në 16 vende të Evropës Lindore
Lushnja sivjet ka shënuar dyfishim të eksporteve në krahasim me një vit më parë.
Eksportet janë kryer nëpërmjet pikës doganore të Kosovës, madje edhe nëpërmjet Serbisë, raporton ABCNews.
Perimet kanë zënë peshën më të madhe të eksporteve që nga muaji janar i këtij viti deri në shtator eksportet kanë qenë të përditshme në zonat e Divjakës, Kemishtaj, Krutje, Ballagat, Terbuf. Ky është viti i parë në të cilin fermerët e Lushnjes kanë lidhur kontrata për eksportet perimore me vendet si Rusia, Hungaria, Lituania, Polonia, Zvicra dhe Greqia.
Falë subvensioneve të dhëna nga qeveria shqiptare, fermerët në Lushnje kane rritur sipërfaqet e mbjella. Duke qenë se tani fillon sezoni i vjeshtës, fermerët kanë nisur mbjelljet e sipërfaqeve të tokave bujqësore që kanë në pronësi, por edhe kanë marrë hektarë të tëra tokë me qera.
Eksperienca e sivjetme me eksportet ka nxitur shumë fermerë të aplikojnë në skemat bujqësore dhe të shtojnë sipërfaqet e mbjella në sera.Ajo që vlen të theksohet është fakti se eksportet e kryera deri tani nuk kanë pasur asnjë reklamim. Produktet shqiptare kanë konkurruar tregjet evropiane në cilësi dhe në çmime.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














