CH-Ballkani

Shqipëri-Serbi, mos bleni bileta në të zezë

Besohet se një biletë për 8 tetor, në të tregun e zi, mund të kaloj shumën prej 500 eurosh, edhe pse mundësitë janë të vogla për të hyrë në stadium. Thirrja është, mos bleni bileta në të zezë

Ndeshja eliminatore në futboll ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për Evropianin “Franca 2016” ka ngjallë interesim rekord të shikuesve për të parë ndeshjen. Besohet se një biletë për 8 tetor, në të tregun e zi, mund të kaloj shumën prej 500 eurosh, edhe pse mundësitë janë të vogla për të hyrë në stadium.

Këtë ndeshje mund ta shikojnë vetëm 12 mijë tifozë, aq sa është kapaciteti i Stadiumit  “Elbasan Arena”.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë thirrje që biletat në tregun e zi mos të blihen, sepse mundësia e vetme për të parë ndeshjen është shënimi i të gjitha të fhënave personale në biletë. Kjo nënkupton se Policia Shqiptare paraprakisht ka informacione për secilin spektator që ka marrë biletë.

Deri në ditën e ndeshjes, sipas “KlanK” çmimi i biletës ka mundësi të rritet edhe mbi 500 euro. Ndërkaq, çmimi më i lartë i biletës i shitur nga Federata Shqiptare e Futbollit është 10 mijë lekë që i bie të jetë 71 euro.

Në biletat për këtë ndeshje ka edhe elemente të padukshme të sigurisë, prandaj kujdes nëse ato i blini në tregun e zi. Mund të mbeteni edhe pa para edhe pa e parë ndeshjen në stadium. Stadiumi  në Elbasan ka kapacitet deri në 13 mijë shikues, por një pjesë e ulseve tashmë është rezervuar për VIP-a.