Shqipëria
Shqipëri: Rriten për 40 % kërkesat për blerje pronash në bregdet, shtrentohen për 20% çmimet
Nga Velipoja në Durrës, bashkë me Qerretin e veçanërisht Sarandën e Vlorën, të huajt e ardhur si turistë këtë vit po blejnë apartamente si kurrë më parë.
“Në raport me vitin 2021, kërkesa për apartamente në vijën bregdetare është rritur me 35-42 për qind. Kërkesat e të huajave nuk shkojnë vetëm për apartamente, por edhe për toka të lira apo shtëpi antike”, tha Gjin Gjoka, zotërues i një agjencie të pasurive të paluajtshme.
Rritja e kërkesave për apartamente nga të huajt është shoqëruar edhe me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve.
Agjencitë e pasurive të paluajtshme raportojnë se në Durrës, Golem dhe Qerret metri katror i apartamente po luhatet nga 1 mijë deri në 1 mijë e 200 euro, ndërsa te Shkëmbi i Kavajës dhe Radhimë vlera shkon deri në 1 mijë e 500 euro. Në vijën bregdetare të Sarandës, Lungomaren e Vlorës dhe portin e ri të Durrësit çmimet po luhaten nga 1 mijë e 650 deri në 2 mijë e 800 euro.
“Të huajt nga Polonia dhe Shëngjini pëlqejnë apartamentet në vijën bregdetare ranore, ndërsa gjermanes, kanadezes, australianët dhe amerikanët preferojnë shtëpitë në vijën bregdetare të Jonit”, tha Gjin Gjoka, zotërues i një agjencie të pasurive të paluajtshme.
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e shkuar, të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit investuan mbi 291 miliardë lekë për blerje apartamentesh, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











