Shqipëria
Shqipëri: Rreth 800 infektime të reja me koronavirus
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 793 qytetarë, një person ka vdekur dhe 346 të tjerë janë shëruar.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 793 qytetarë, në këto bashki: 493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër etj.
Janë 13.786 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv një qytetare nga Tirana, 77-vjeçe.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 220.487 raste pozitive, prej tyre 203.460 janë shëruar, 13.786 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.241 pacientë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











