Shqipëria
Shqipëri: Prokuroria kërkon bilancet e bizneseve ‘Call Center’
Mbi 1 mijë shtetas të huaj janë mashtruar, ndërsa vlerat e vjedhura shkojnë deri në 500 mijë euro investime në bursën e rreme për një person.
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Drejtorisë së Tatimeve bilancin e bizneseve Call Center, ndaj të cilave ka nisur hetimet për akuzën e mashtrimit.
Përmes një letër-porosie, organi i akuzës u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë llogaritë dhe transaksionet në 2 vjet dhe kompanive telefonike informacioni lidhur me thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjermanë, holandezë, italianë dhe francezë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Vlera reale shkon me miliona euro, edhe pse ende është e papërcaktuar. Lidhur me këto raste janë nisur 2 hetime, një nga SPAK dhe një tjetër nga Prokuroria e Tiranës.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










