Shqipëria
Shqipëri: Pjesëmarrja në zgjedhje arrin 36,48% deri në orën 16:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke raportuar një pjesëmarrje prej 36,48% deri në orën 16:00.
Sipas raportit të KQZ-së, deri tani kanë votuar 804 274 qytetarë në 3 281 qendra votimi nga 5 225 që janë gjithsej në të gjithë vendin.
Qarku me pjesëmarrjen më të lartë është Dibra, me 44,96%, pasuar nga Tirana me 40,72%. Qarku i Kukësit ka shënuar gjithashtu një pjesëmarrje të lartë prej 41,8%, ndërsa në Fier dhe Elbasan kanë votuar përkatësisht 38,69% dhe 37,51% e zgjedhësve.
Në Korçë, deri në orën 16:00 kanë votuar 36,69% e qytetarëve, ndërsa në Berat dhe Durrës pjesëmarrja ka arritur përkatësisht në 35,57% dhe 35,01%.
Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Gjirokastër me 33,34%, Shkodër me 31,98% dhe Vlorë, ku deri në këtë orë kanë votuar vetëm 26,19% e zgjedhësve.
Raporti i KQZ-së vijon të përditësohet, ndërsa procesi i votimit po vazhdon në të gjitha qendrat e vendit.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










