Shqipëria
Shqipëri: Për shkak të motit merren masat për lundrimin sot dhe nesër
Në Shqipëri moti i keq ka prekur edhe bregdetin dhe si pasojë janë njoftuar masat e marra për sot dhe nesër, përcjell albinfo.ch.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar, në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj është ndaluar dhënia e lejeve për nisje, duke filluar që sot në orën 12:00 për mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës, të cilat janë njoftuar për marrjen e masave të sigurisë, shkruan TCH.
Gjithashtu mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës janë paralajmëruar për kujdes, ndërsa janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave të sigurisë.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve, pasi të përmirësohen kushtet hidrometeorologjike.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











