Shqipëria
Shqipëri: Ndryshojnë masat anti-Covid, hiqet ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë masën policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.
Në njoftim thuhet se që prej 3 marsit qytetarët mund të lëvizin lirshëm në vend, duke theksuar zbatimin e distancës dhe mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura apo në vende ku nuk mund të mbahet distanca.
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, bëri thirrje për vaksinim, duke theksuar se rënia e kurbës së infektimeve ka ardhur prej ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët zgjodhën që të imunizohen.
“Ka një përmirësim të qëndrueshëm në vend, niveli i masave vijon të mbetet i tillë, ata që janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ngelet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk mund të mbahet distanca. Përmirësimi i kësaj situate vjen nga procesi i vaksinimit. Duhet të vijojmë me intensitet procesin e vaksinimit dhe që në moshën 12 vjeç të fillojmë të bëjmë vaksinën”, tha Rakacolli.
Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të reduktojë kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 deri në pesë ditë, ndërsa më parë rekomandoi që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet pesë muaj pas dozës së dytë.
Shefja e Infektivit, Najada Çomo, tha se shifrat e të shtruarve në spitale kanë rënë, por vijojnë të marrin trajtim pacientë që kryesisht janë të pavaksinuar.
“Një muaj më parë kemi pasur 175 pacientë, ndërsa tani është 50 të shtruar. Pjesa më e madhe e tyre, 70% janë forma të rënda, pjesa tjetër janë forma kritike. Të shtruar në spital janë njerëz të pavaksinuar. Pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë dhe nëse këta persona do ishin vaksinuar, numri i humbjeve të jetës do të ishte shumë më i ulët”, tha Çomo.
Vendi ynë dhe e gjithë bota vijon të jetë nën kthetrat e pandemisë së koronavirusit. Java e fundit e shkurtit ka shënuar ulje të rasteve me COVID në vend, ndërsa aktualisht janë 2,211 raste aktive.
266,019 qytetarë të prekur me koronavirus kanë fituar betejën, kurse personat që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë janë 3,472.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj