Shqipëria
Shqipëri: Mbi 50 % e atyre që hynë brenda vendit, ishin turistë
Shqipëria tërhoqi gjatë vitit 2020 një fluks disa herë më të shtuar të udhëtimeve të turistëve të huaj dhe vizitorëve, jo vetëm për pushime, por edhe për biznes dhe kohë të lirë, krahasuar me vitin 2019.
Statistikat e përpunuara nga anketa “Pushime dhe udhëtime” e Institutit të Statistikave, vlerësojnë se më 2020 udhëtimet e kryera në Shqipëri për qëllime “Pushime dhe kohë të lirë” dhe “Arsye të tjera” janë rritur përkatësisht me 16,9 dhe 2,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Në vitin 2020, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 3.212.076. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,6 net. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 98,7 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 1,3 % të tyre. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: gusht (17,0 %), janar (12,8 %), qershor (12,1 %), dhjetor (11,4 %) dhe korrik (9,9 %)”, thuhet në raportin e INSTAT.
Sipas INSTAT, udhëtimet e gjata në Shqipëri janë kryer më së shumti për “Pushime dhe kohë të lirë” 56,4 %, ndërsa për udhëtimet jashtë vendit 68,2 % e udhëtimeve të gjata janë kryer për “Vizita te të afërm dhe miq”. Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (89,5 %) dhe të gjatë jashtë saj (96,6 %).
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












