Shqipëria
Shqipëri: Mbi 13 mijë të huaj, prijnë iranianët
Shtetasit italianë, turq dhe iranianë përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2020.
Edhe pse një vit pandemik, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se numri i të huajve në Shqipëri u rrit me 0.8% krahasuar më 2019.
Dhe, nga totali prej 13 600 personash, rreth 2600 ishin nga Irani, 2067 nga Italia dhe afro 1600 nga Turqia.
Arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri është punësimi, që zë 47,5%, e ndjekur nga arsyet për bashkim familjar me 24%, e me tej për qëllime humanitare apo studime. Edhe të dhënat nga Departamenti për kufirin dhe migracionin tregojnë një rritje të numrit të të huajve të parregullt në territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2020.
Pa dokumentacionin e nevojshëm u identifikuan 18.835 persona, gati 7000 me shumë sesa më 2019. Sa i përket vendit të origjinës, kryeson Siria me 6.224 persona, e ndjekur nga Afganistani, Maroku dhe Iraku. 5.793 të huaj të parregullt përsëritës./Tv Klan
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









