Lajme
Gjermani: Masat e bllokimit mund të zgjasin deri në mes të qershorit
Gjermania mund të përballet me një mbyllje shumë më të gjatë, pasi masat e reja federale mund të zgjasin deri në fund të majit ose në mes të qershorit, njoftoi Tagesspiegel të hënën.
Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun, (CDU) e bëri të qartë në një takim me të dielën se Qeveria federale mund të zgjasë dhe të forcojë masat aktuale të bllokimit deri në fund të majit ose në mes të qershorit, sipas Tagesspiegel, përcjell albinfo.ch.
Masa vjen si pjesë e një përditësimi të planifikuar të Aktit të Mbrojtjes së Infeksionit, i cili synon t’i japë Qeverisë federale më shumë kontroll mbi rregulloret, të cilat më parë ishin vendosur dhe zbatuar nga shtetet.
Sipas një drafti të rishikimit të ligjit, masa më të rrepta do të vendosen kur ka një incidencë 7-ditore të mbi 100 infeksioneve të reja për 100,000 banorë që zgjasin për më shumë se tre ditë, si dhe automatikisht për një incidencë 7-ditore mbi 200, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













