Shqipëria
Shqipëri: Kushtetuesja pezullon ratifikimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka pezulluar përkohësisht ratifikimin e mundshëm të një marrëveshjeje për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, parasheh që Italia t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e vitit të ardhshëm, teksa pritej të hidhej nga Kuvendi në votim për ratifikim në një seancë sot, më 14 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Vendimi për pezullim vjen pasi 30 deputetë të opozitës e dorëzuan më 6 dhjetor në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e kushtetuetshmërisë së marrëveshjes dhe pezullimin e procedurave të ratifikimit të saj derisa gjykata të marrë vendim përfundimtar, ndërsa gjykata bëri me dije se shqyrtimi i kërkesës së opozitës do të nisë më 18 janar.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut Artistja kosovare pranon mirënjohje zyrtare dhe mban fjalim përkrah liderëve amerikanë... -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












