Integrimi
Shqipëri-Kosovë, debutim special për Alban Pnishin
Në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të debutojë Alban Pnishi.
Mbrojtësi i Grasshoppersit ishte ftuar dy herë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, por për shkak të lëndimit nuk kishte mundur të debutojë për Kosovën. Pnishi shprehet se ndeshja ndaj Shqipërisë është speciale.
“Po ndihem shumë mirë që po përfaqësoj Kosovën. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Shqipërisë, që është shumë e veçantë. Për mua është një debutim special, pikërisht ndaj Shqipërisë. Unë jam i gatshëm të jap kontributin tim dhe shpresoj se do të fitojmë. Më ka ftuar edhe dy herë më parë Kosova, por për shkak të lëndimit, nuk kam arritur të luaj, derisa nuk kam pasur kontakte me Shqipërinë. Jam i përqendruar te Kosova, e për të ardhmen të shohim”, theksoi mbrojtësi i Grashoppersit për albinfo.ch.
Ai thotë se do të japin maksimumin në çdo ndeshje për Kosovën.
“Debutimi im është special dhe ne jemi të gatshëm të japim maksimumin. Grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe premtues për të ardhmen”, nënvizoi Pnishi.
Pnishi këtë edicion ka treguar paraqitje mjaft të mira me Grasshoppersin, duke qenë njëri ndër lojtarët më të mirë në këtë sezon.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













