Shqipëria
Shqipëri: Hotelet ulin çmimet deri në 40%

Meqenëse koronavirusi ka ndryshuar tërësisht panoramën e turizmit në nivel global, kjo është transmetuar pa dashur edhe në Shqipëri, duke dhënë efektet ekonomike, e po ashtu edhe turistike. Të gjendur në një situatë “izolimi”, ku turistët e huaj qoftë për hir të kufizimit të transportit ajror e qoftë për shkak të pasigurisë kanë bërë anulime, sytë në këtë sezon janë hedhur nga turistët vendas dhe ata të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Prej disa javësh pothuajse të gjithë strukturat akomoduese po ofrojnë oferta “all inclusive” për një ose dy net, duke synuar që të kenë rezervime të paktën në fundjavë dhe me çmime relativisht të ulëta. Kështu për grupin e hoteleve me katër yje dhe që në përgjithësi janë shitur sezonet e kaluara pothuajse mbi 80% me kontrata garancie, çmimet variojnë nga 32 euro deri në 56 euro nata dhe koncepti i ofruar është vetëm mëngjes ose all inclusive.
Duket se javën e fundit të qershorit hotelet kanë rritur numrin e ofertave dhe uljet e çmimeve. Këto ulje për oferta me afat 3 deri në 7 net, sipas konceptit “all inclusive” variojnë nga 15 deri në 40% ulje në raport me çmimin me të cilat këto paketa janë shitur më herët.
Më parë, përfaqësues të disa prej strukturave më të mëdha në bregdetin e Durrësit, si Fafa Group apo Royal G, kanë konfirmuar për “Monitor” se çmimet këtë vit do të jetë me tendencë uljeje, ndërkohë që pavarësisht ofertave, ata nuk presin që të kenë më shumë se 80% zënie të dhomave deri në javën e parë të korrikut.
Në Sarandë, çmimet sipas Shoqatës së Hotelierëve është rënë dakord që të jenë 20% më pak për të gjitha strukturat. Ky vendim nuk është detyrues, por erdhi si një propozim për të bërë konkurrues bregdetin e Sarandës në kushtet e goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga koronavirusi.
Po kështu, paralelisht për disa javë, strukturat testuan me paketa promovimin në tregun e Kosovës, duke pritur që të ketë një lloj prurjeje nga grupi më i madh i turistëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore.
Deri më tani, të vetmit turistë të huaj që kanë ardhur me charter në Shqipëri janë shtetasit nga Bjellorusia që zgjodhën për të pushuar në Durrës, Vlorë e Sarandë. Viteve të fundit, dominimi i turistëve që vinin me chartera ishte nga Polonia, Çekia, vendet nordike si dhe Gjermania. /Monitor
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri