Shqipëria
Shqipëri: Bllokohen rrugët e Tiranës, protestohet kundër rritjes së çmimeve
Pas protestës para kryeministrisë, qytetarët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në disa kryqëzime në unazë.
Bllokimi i bulevardit është bërë në mënyrë spontane dhe qytetarët kërkojnë që qeveria të ndërhyrjë për të ulur çmimin e naftës që tashmë ka arritur në 260 lekë për litër.
“Pasaporta ime lexon Republika e Shqipërisë, nuk lexon Partia Socialiste apo Partia Demokratike. Po na rrjepin, si mund të jetojmë me këto rroga? Shtrëngoni dhëmbët, ecni në këmbë thonë”, u shpreh një protestues për Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Minimalisht, sipas tyre, duhet të ulen taksat për karburantin, pasi rritja e çmimit të naftës me gati 50% në një javë u ka vështirësuar jetën e përditshme.
“Do të qëndrojmë deri sa Rama të vijë këtu dhe të mos gënjejë. Kërkojmë që të ulen taksat dhe të ulen çmimet”, shprehet një qytetar.
Sipas qytetarëve, Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe me çmimin më të lartë të naftës.
“E vetmja mënyrë është që të bllokojmë të gjitha rrugët, pasi me protestën para Kryeministrit nuk arrijmë dot gjë”, tha një tjetër protestues.
Nga ana tjetër, shumë drejtues të automjeteve i janë bashkuar protestës duke fikur makinat.
Në kryqëzimin pranë ish-hotel Dajtin policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugën, duke u konfrontuar me protestuesit.
Nuk kanë munguar as incidentet, ku një protestues është shoqëruar pasi ka goditur një automjet që ka tentuar të kalojë kryqëzimin.
Me ndërhyrjen e policisë është bërë i mundur zhbllokimi i qarkullimit të automjeteve në kryqëzimin pranë Piramidës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











