Shqipëria
Shqipëri: Asnjë rast me koronavirus
Edhe Kosova, Mali i Zi e Serbia nuk kanë shënuar ndonjë rast infektimi
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërkohë që vendet përreth janë të prekura, ashtu si Italia me mbi 1800 të infektuar, Greqia me 8 të infektuar dhe në Maqedoni janë regjistruar dy raste me Covid-19.
Nuk kanë shënuar ende raste Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.
Në spitalin infektiv ka të sëmurë rëndë me komplikacione të gripit sezonal, të cilët po trajtohen me terapi intensive dhe po kështu e njëjta situatë është në spitalin “Shefqet Ndroqi”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse ka një rënie të numrit të të prekurve nga infeksionet respiratore, sërish në një javë raportohen 21.763 të prekur, siç do të shihni dhe në grafikun e paraqitur, duke shënuar afro 19% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Janë 186 raste të rënda, pacientë të shtruar në spital, të cilat edhe Instituti i Shëndetit Publik thekson se duhen trajtuar me terapi intensive.
Ndonëse në javët që lamë pas ka mbizotëruar qarkullimi i virusit A, në javën e fundit të shkurtit, të cilës i referohet buletini i gripit të përpiluar nga Instituti i Shëndetit Publik ka mbizotëruar virusi i gripit, i tipit B.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











