Lajme
Shqipëri, aksidentohet një helikopter ushtarak, vdesin dy pilotë
Rrëzohet një helikopter ushtarak shqiptar mbi Liqenin e Shkodrës. Dy pilotë raportohet se kanë vdekur, ndërsa një ushtarak është shpëtuar nga banorët lokal
Një helikopter i Ushtrisë Shqiptare me tre pjesëtarë në bord është rrezuar në Liqenin e Shkodrës të mërkurën para dite, ndërsa dyshohet për dy pjesëtarë të ekuipazhit të vdekur, ndërsa njëri pilot është shpëtuar nga barkat e liqenit. Bëhet fjalë për helikopter francezë të markës Cougar, të blerë në vitin 2009.
Sipas burimeve nga Tirana, banorë të zonës kanë nxjerrë me varka një pilot të plagosur në dorë, ndërsa i shpëtuari ka treguar se në bord ishin edhe dy pjesëtarë tjerë të ekuipazhit, që sipas tij, kanë humbur jetën.
Konfirmohet se ka ndërruar jetë kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha. Ndërsa i plagosur është ushtari profesionist, Gerald Baramucca. Nga burime zyrtare mësohet se helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh.
Helikopteri i markës Kugar, kishte kapacitet pesë vendësh, ndërsakthimi i tij ishte në orën 13:45, raporton TCH. Helikopteri ka humbur komunikimin me kullen e Rinasit dhe është zhdukur nga radarët. Këtë lajm e konfirmojnë drejtuesit e policisë së Malësisë së Madhe të Mbishkodres.
Por ndërkohë burime aeroportuale ushtarake konfirmojnë se në bord kanë qenë vetëm dy pilotë të ushtrisë, dhe shtohen pikëpyetjet për identitetin e personit të tretë si edhe misionin e fluturimit. Bëhet e ditur se helikopteri kishte armatim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











