Shqipëria
Shqipëri: 46 mijë qytetarë ikin brenda një viti
Infermierë, mësues dhe inxhinierë.
INSTAT-i publikoi së fundmi të dhëna që tregojnë se nga vendi po largohen mesatarisht në një vit gati 46 mijë persona. Veç të rinjve, po e lënë Shqipërinë edhe klasa e profesionistëve si infermierë, inxhinierë, mjekë e mësues. Sipas statistikave në tetë vjetët e fundit kanë ikur në Perëndim rreth 370 mijë qytetarë.
“Rinia është e ardhmja, po ikën edhe ata, ne shkojmë në greminë. Prit kur të mbeten vetëm pensionistët”.
“Unë do ta ndërtoj të ardhmen time këtu. Studioj dhe punoj këtu. Jashtë jeton për të punuar, këtu punon për të jetuar”.“Po e mori rinia në dorë këtë vend, të gjithë do të kthehen.
“Studioj për psikologji, edhe punoj, por do të shkoj jashtë. Jemi të demotivuar. Këtu është e vështirë të futesh në tregun e punës, ndërsa jashtë e di që do punoj jashtë profesionit, por të paktën paguhem.”
“Unë jam viti i tretë dhe do të iki në Gjermani vitin tjetër. Këtu asgjë nuk është në vendin e vet.”
Sipas Eurostat-it, 50 për qind e largimeve janë nga 18-34 vjeç, pra mosha që është e aftë për punë.
Emigracioni po shkakton mbyllje të shkollave, boshatisje të vendit, rëndim të skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, duke bërë që me këto ritme deri në vitin 2030, numri i shqiptarëve të zbresë në 1 milion.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












