Literaturë
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
Pas “Barrë dhe bekim” dhe “Dinjitet dhe falje”, autorja shqiptaro-zvicerane Shqipe Sylejmani u rikthye këtë javë para lexuesve me romanin e saj të ri, të tretin me radhë: “Stolz und Widerstand” (Krenari dhe Rezistencë). Promovimi i librit u mbajt të enjten në ambientet e Labor5 në Cyrih, ku dhjetëra dashamirës të letërsisë u mblodhën për të festuar me autoren lindjen e një vepre të re.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe përplot emocione, Sylejmani solli rrëfime për gratë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, gra që përballen me fatkeqësi, barrë, padrejtësi e heshtje, por që bartin në vetvete forcë, krenari dhe rezistencë. Romani sjell në dritë historitë e atyre që shpesh kanë mbetur në hije, por që përmes penës së autores marrin zë dhe dinjitet.
Shqipja ndau me publikun fragmente prekëse nga libri, duke i ndërthurur me momente muzikore. Leutrim Aliji në piano dhe Arjeta Zuta me zërin e saj të ngrohtë i dhanë mbrëmjes një dimension artistik të veçantë duke sjellë këngë nga atdheu dhe një ndjesi nostalgjie që mbushi sallën.
Dy vjet më parë, në të njëjtin ambient dhe me një publik po aq të përkushtuar, autorja kishte promovuar romanin “Dinjitet dhe falje”.
Atëbotë, personazhi kryesor, Shota, nisej në kërkim të rrënjëve shqiptare, duke përshkuar hapësira nga Italia e deri në SHBA. Me “Krenari dhe Rezistencë”, Sylejmani e zgjeron edhe më shumë universin e saj letrar – nga historia personale drejt një hymni për gruan shqiptare, për guximin dhe krenarinë e saj përballë kohëve të vështira.
E lindur në Prishtinë, Sylejmani erdhi në Zvicër si fëmijë katërvjeçare, pas përndjekjeve ndaj babait të saj, bashkëpunëtor i gazetës “Rilindja”. Gjatë studimeve për Gazetari dhe Komunikim në Cyrih, ajo punoi për disa revista të njohura në Zvicër dhe Nju Jork.
Pas suksesit të madh me “Barrë dhe bekim” dhe “Dinjitet dhe falje”, që u përkthyen edhe në gjuhën shqipe dhe angleze, romani i tretë “Krenari dhe Rezistencë” konfirmon pozitën e saj si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqiptare në diasporë.
Lexoni po ashtu:
Shqipe Sylejmani prezanton librin e ri: një homazh për gratë dhe historinë tonë
Romani i dytë i Shqipe Sylejmanit, në kërkim të rrënjëve shqiptare
Albinfo.ch online&print, në një mbrëmje Gala zgjedh Personalitetet e Vitit 2022
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShqipe Sylejmani
- Prejardhja:Prishtinë - Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih - Zvicër
- Profesioni:Shkrimtare
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës Sot nis regjistrimi i votuesve nga Diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit... -
Shkollat Shqipe në Bavari festojnë me krenari 28 Nëntorin në Nürnberg -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!”
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti












