Kosova
Shqipdona Lahu doktoron në Universitetin Teknik të Mynihut
Shqipdona Lahu shpërblehet me çmimin ndërkombëtar për doktoraturën më të mirë në Universitetin Teknik të Mynihut
Doktorata e Shqipdona Lahut është vlerësuar si doktoratura më e mirë për periudhën akademike 2024–2025 në Universitetin Teknik të Mynihut (Technical University of Munich – TUM), një prej institucioneve më prestigjioze të arsimit të lartë në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian, transmeton albinfo.de.
Për këtë arritje, Fondacioni “Dimitris N. Chorafas” i ndau Lahut Çmimin e vitit 2025 në fushën e Shkencave të Jetës dhe Mjekësisë (Life Sciences and Medicine), si shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të spikatur në kërkimin shkencor.
Ajo mbrojti temën e doktoraturës me titull:
“Novel aspects of antiplatelet drug therapy in patients undergoing percutaneous coronary interventions”, në fushën e kardiologjisë ndërhyrëse.
Mbrojtja u zhvillua para një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga ekspertë gjermanë dhe zviceranë, ku Lahu mori vlerësimin më të lartë akademik “Summa cum laude”, duke u promovuar zyrtarisht si Doktor i Shkencave Mjekësore (Ph.D.), nën mentorimin Dr. Adnan Kastrati, para komisionit të përbërë nga: Prof. Dr. Maximilian Reichert – kryetar, Prof. Dr. Barbara Stähli – anëtare e jashtme nga Zvicra, Prof. Dr. Isabell Bernlochner – anëtare, Prof. Dr. Sebastian Kufner – anëtar, transmeton tutje albinfo.de.
Gjatë studimeve të saj doktorale, Shqipdona Lahu ka kontribuar me mbi 25 punime shkencore të botuara në revista ndërkombëtare të njohura të mjekësisë, si autore e parë dhe bashkautore. Po ashtu, ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare në fushën e kardiologjisë.
Në vitin 2022, ajo u pranua si “Fellow në Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë” (FESC), duke u renditur ndër profesionistët e dalluar të kësaj fushe.
Aktualisht, Shqipdona Lahu ndodhet në specializim në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, “Deutsches Herzzentrum” në Mynih, ku vazhdon të kontribuojë në kërkimin shkencor dhe në praktikën mjekësore bashkëkohore në fushën e kardiologjisë./Albinfo.de
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











