Shkurt.ch

Shpresë nga testi i gjakut për sëmundjen e Alzajmerit

Studiuesit britanikë kanë identifikuar një grup prej 10 proteinave të gjakut që mund të ndihmojnë me sigurinë deri në 87% në zbulimin e sëmundjes së Alzajmerit. Ky rezultat do të mundësojë testin e gjakut për të zbuluar rreziqet për disa pacientë që do t’u zhvillohen këto çrregullime neurologjike të pashërueshme. “Alzajmeri fillon të ndikojë te […]

Studiuesit britanikë kanë identifikuar një grup prej 10 proteinave të gjakut që mund të ndihmojnë me sigurinë deri në 87% në zbulimin e sëmundjes së Alzajmerit. Ky rezultat do të mundësojë testin e gjakut për të zbuluar rreziqet për disa pacientë që do t’u zhvillohen këto çrregullime neurologjike të pashërueshme.

“Alzajmeri fillon të ndikojë te truri shumë vjet para se pacienti të jetë i diagnostikuar si i sëmurë. Shumica nga trajtimet tona dështojnë për shkak se barnat përdoren vetëm kur truri është dëmtuar rëndë”, tregon Simon Lovestone nga Universiteti i Oxford-it, i cili udhëhoqi hulumtimin me ‘King’ s College” në Londër.

“Një test i thjeshtë i gjakut mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve në një fazë shumë më herët për të kryer analiza të mëtejshme, me shpresën e zhvillimit të një trajtimi”, shpjegon z. Lovestone.

Kostoja e sëmundjes së Alzajmerit, forma më e zakonshme e çmendurisë në pleqëri, është vlerësuar se kushton afro 604 miliardë dollarë çdo vit në mbarë botën. Ajo aktualisht prek prej 44 milionë njerëz dhe ky numër pritet të trefishohet deri në vitin 2050, bën të ditur shoqata “Alzheimer DiseaseInternational.”

Një test i gjakut, do të ishte zgjidhja

Disa kompani të mëdha farmaceutike, duke përfshirë Roche, Eli Lilly, Merck dhe Johnson & Johnsonpo, punojnë për të zbuluar shkaqet e kësaj sëmundjeje dhe për të zhvilluar trajtime për të ndaluar përhapjen e saj. Gjatë 15 vjetëve të fundit, më shumë se njëqind trajtime eksperimentale kanë rezultuar të dështuara.

Z. Lovestone dhe hulumtuesit të cilët morën pjesë në studim shpjegojnë se arsyeja për këto dështime është se trajtimet përdoren shumë vonë, në një kohë kur pacienti tashmë vuan nga sëmundja shumë e avancuar.

Një test i gjakut, i cili do kryhej para fillimit të simptomave, do të ndihmojë kërkuesit për të zgjedhur pacientët në të cilët do të kryheshin hulumtimet klinike, gjë që do të mundësonte efektivitetin e trajtimeve eksperimentale.

Saktësia deri në 87%

Studimi i udhëhequr nga Simon Lovestone është përqendruar në 1.148 persona, prej të cilëve  476 vuajnë nga sëmundja e  Alzajmerit. Studiuesit kanë analizuar 26 proteina, te të cilat një lidhje është zbuluar me këtë sëmundje.

Ekipi hulumtues ka zbuluar se 16 nga këto 26 proteina kanë pasur një lidhje të fortë me degjenerimin cerebral.

Duke kryer një bateri të dytë të testeve, studiuesit kanë izoluar një kombinim të 10 proteinave, të cilat mund të parashikojnë saktësinë deri në 87%, nëse një person ka dëmtim të butë dhe njohuri se te ai do të zhvillohet apo jo sëmundja e Alzajmeir brenda një viti.