Lajme
Shpresa e quajtur Vjosa Osmani
Humbja e mundshme e Isa Mustafës nuk do të ishte vetëm debakël i tij personal por edhe debakël i koalicionit të tashëm qeveritar,

Kandidimi i Vjosa Osmanit – deputetja më e votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë – e ka futur së siklet kryetarin e LDK-së dhe kryeqeveritarin aktual të Kosovës. Anulimi i kuvendeve zgjedhore të LDK-së të Gjermanisë dhe të Zvicrës, që nxorën përfaqësues kundërshtarët e kursit aktual politik të LDK-së, në Gjermani bile figurën eminente të LDK-së , Donika Gërvallën, veç sa e dëshmojnë panikun e Isa-së me bashkëpunëtorë.
Humbja e mundshme e Isa Mustafës nuk do të ishte vetëm debakël i tij personal, pas fiaskos që pësoi në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës dhe humbjes së zgjedhjeve të fundit, të cilat pas një marrëveshjeje të prishur dhe tjetrës së lidhur i shndërroi në fitore të Pirros, por edhe debakël i koalicionit të tashëm qeveritar, i cili me Vjosa Osmanin kryetare jo vetëm se do të rrezikohej, por edhe do të zhbëhej si rrjedhim logjik i kursit konfirmues të Vjosa Osmanit. Një përmbysje e tillë dhe një rikooperim i Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës në qeveri do të ishte krejt i mundshëm.
Qeveria e re me Vjosa Osmanin në krye dhe me ministra intelektualisht të nivelit të lartë si Albin Kurti i Vetëvendosjes padyshim se do ta bënte atë të ishte dukshëm më dinjitoze se qeveria e tashme indolente e duetit Mustafa – Thaçi, ku më shumë se niveli intelektual përfaqësohet dëgjueshmëria ndaj dy liderëve të koalicionit të krizës. Nga LDK-ja do të shporrej kështu shtresa e bashibozukëve të trashëguar që nga koha e LKJ-së dhe do të fillonte të gjente shprehje forca e re intelektuale. Me Vjosa Osmanin do të shënohej edhe një fitore e merituar e një femre politikisht të angazhuar në Kosovë – të pandihmuar nga zarfat, si presidentja aktuale e Kosovës, dhe të pandihmuar nga fondet e oligarkëve, si kryetarja e tashme e Gjakovës – por falë kursit të saj të vendosur politik dhe bagazhit të saj intelektual.
Shpresë për Mustafën dhe Thaçin me Vjosa Osmanin kryetare të LDK-së do të mund të ishte sërish ndonjë vendim tjetër absurd i Gjykatës së ashtuquajtur Kushtetuese dhe qëndrimi përkrahës i deputetëve të minoriteteve e sidomos i „Listës Serbe“ ndaj koalicionit ekzistues.
Me përkrahjen e krahut të Fatmir Sjediut, shpresa e quajtur Vjosa Osmani mund edhe të bëhet realitet. Ky realitet do ta përmbyste piramidën e tashme pushtetore dhe do të fillonte krijimin e piramidës së re të vlerave intelektuale dhe morale në politikë. Kjo shpresë e bërë realitet do ta vinte në pikëpyetje të madhe edhe votimin dhe krijimin e Gjykatës Speciale në formën siç mund të ndodhë tash. Shpresa e bërë realitet do të mund t’i vinte në pikëpyetje shumë marrëveshje nga i ashtuquajturi proces i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, që rezultoi të ishte proces i rikonformimit të servilizmit të kryeqeveritarit të atëhershëm të Kosovës dhe partnerit të koalicionit të tashëm qeveritar, Hashim Thaçit, ndaj politikbërësve të mëdhenj.
Me shpresën e bërë realitet të dielën do të mund të vihej në pyetje roli i Kalit të Trojës së „Listës Serbe“ në Parlamentin e Kosovës. Se a do t’i vendoste në të njëjtin krah ndryshimi i së dielës Kadri Veselin e SHIK-ut dhe Melihate Tërmkollin (alias Termokollin sipas K. Veselit) e anti -SHIK-ut mund të pritet, siç mund të shpresohet se një pjesë e deputetëve nebulistë të PDK-së do të davarisin mjegullën dhe do të merrnin rrugën e dritës e të arsyes.
Shpresën e quajtur Vjosa Osmani mund ta ndalojë konservativizmi i shtresuar dhe i përfaqësuar i LDK-së, por do ta rrisë padyshim deri në ngadhënjim përkrahja që do të gjejë në forcat e reja të saj.
* Ky është një opinion i autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak