Koronavirusi: çast pas çasti
Shpikësja e vaksinës thotë “nuk duhet të jetojmë me frikë” parasheh vaksinë çdo vit
Tureci tha se duheshin më shumë të dhëna për të udhëhequr rrugën e daljes nga pandemia, por ajo mendon se në të ardhmen, mund të jepen doza përforcuese çdo 12 ose 18 muaj
Bashkëthemeluesja e BioNTech, kompanisë gjermane që krijoi një vaksinë kundër Covid-19 së bashku me Pfizer, tha për CNBC se bota “nuk duhet të jetojë me frikë” nga virusi.
“Covid do të bëhet i menaxhueshëm. Që tani ka filluar të bëhet i tillë”, tha Dr. Ozlem Tureci.
Sidoqoftë, ajo shtoi se “na pret një normalitet i ri, sepse ky virus do të na shoqërojë për disa vite në të ardhmen”. E pyetur në lidhje me shqetësimet mbi variantet e reja të koronavirusit, ajo tha se BioNTech “po i vlerëson vazhdimisht variantet e ardhshme, dhe do të ketë më shumë të tilla”. Tureci tha se duheshin më shumë të dhëna për të udhëhequr rrugën e daljes nga pandemia, por ajo mendon se në të ardhmen, mund të jepen doza përforcuese çdo 12 ose 18 muaj, shkruan Monitor, përcjell albinfo.ch.
Përpara Covid-19, fokusi kryesor i kompanisë kishin qenë “imunoterapitë e individualizuara” për mjekimin e kancerit dhe përdorimin e teknologjisë mARN që stimulon përgjigjen imunitare të trupit. Gjithashtu kompania është duke punuar në zhvillimin e një vaksine për malarian. “Ne zotëronim tashmë shkencën dhe njohuritë e nevojshme në lidhje me mekanizmat imunitare dhe mënyrën si ato mund të përdoren kundër viruseve dhe si mund ta shfrytëzojnë atë,” tha Tureci. “Shtylla tjetër e përgjigjes tonë ishte teknologjia mARN, e cila ndërvepron me sistemin imunitar dhe i mëson atij si të reagojë kundër viruseve me saktësi të lartë”.
Me Covid-19, kompania provoi se ishte në gjendje të zhvillonte një vaksinë në më pak se një vit. Kur e pyetën nëse ky mund të jetë rasti për të gjitha vaksinat e tjera në të ardhmen, Tureci tha se kishte pasur “prioritet të lartë për kërcënimin global të COVID-19″, por nga ato përpjekje ishin nxjerrë mësime të vlefshme. “Ka disa zbulime që mendoj se, nëse i transferojmë në kërkimet e ardhshme të ilaçeve, mund të na ndihmojnë të jemi më të shpejtë. Për shembull, për infeksionet jo-pandemike, apo edhe për kancerin dhe sëmundjet autoimune,” tha ajo.
Raporti gjinor
Tureci mendon se shembuj të tillë të shkencëtareve femra të profilit të lartë janë “shumë të rëndësishme” dhe kanë qenë një nga arsyet e suksesit të BioNTech. “Unë besoj se një nga sekretet pse kemi qenë të suksesshëm si ekip dhe si kompani, është se jemi një ekip i balancuar gjinor. Pothuajse gjysma e fuqisë punëtore përbëhet nga femra dhe gjithashtu në nivelet e larta drejtuese, gjysma e ekipeve tona janë femra”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












