Lajme
“Shpia e Agës” garon për tri çmime në Spanjë
Për herë të katërt filmi “Shpia e Agës”, i regjisores Lendita Zeqiraj, është bërë pjesë e një festivali në Spanjë. Në edicionin e sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit “Imagine India” në Madrid garon për tri çmime.
Për producentin e “Shpisë së Agës”, Bujar Kabashi, kjo është një dëshmi se filmi po arrin të depërtojë aty ku s’po ia del politika. Sipas tij, këtë po e bën edhe në kohë pandemie, ani pse ekziston një neglizhencë e institucioneve ndaj kulturës dhe artistëve në përgjithësi.
Edicioni i 19-të i “Imagine India” ishte menduar të mbahej prej 17 deri më 31 maj në Madrid, mirëpo për shkak të pandemisë, organizatorët ende nuk kanë dhënë data të reja. Deri tani kanë bërë të ditur vetëm filmat që do të jenë pjesë e programit të sivjetshëm.
“Shpia e Agës” është në mesin e 17 filmave pjesëmarrës dhe garon për çmimin për regjinë më të mirë, aktoren më të mirë (Rozafa Çelaj) dhe muzikën më të mirë, nominim që takon vetë regjisores, pasi ka bërë përzgjedhjen e muzikës./koha.net
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











