Bota
Shpëtohet vajza e bllokuar në baltë në Brazil
Mes numrit në rritje të viktimave nga shembja e digës në Brazil, ka ardhur një lajm i mirë.
Një vajzë u nxor e gjallë nga balta, gati një javë pas shembjes së digës në qytetin Brumadinho. 33-vjeçari Jefferson Ferreira ishte duke kërkuar motrën e tij në gërmadha, kur dëgjoi se dikush ishte ende gjallë në baltë.
Duke menduar se kjo mund të ishte motra e tij, Ferreira nxitoi në vend me një mik. Kur arriti dhe u afrua, nuk ishte motra e tij, por një vajzë 15-vjeçare e bllokuar në baltë. Duke përfituar nga gjatësia e tij, Ferreira u hodh në baltën e trashë për ta arritur vajzën që ishte bllokuar.
Ferreira qëndroi me vajzën derisa shpëtimtarët arritën me një helikopter. Videoja e shpëtimit bëri bujë në mediat sociale, derisa 33-veçari po konsiderohet hero.
Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë rikuperuar trupat e 99 njerëzve të varrosur pas tragjedisë që ndodhi javën e kaluar. Më shumë se 250 njerëz ende konsiderohen të zhdukur, derisa shpresa për gjetjen e tyre po zbehet.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










