Shqipëria
Shpëtohet alpinistja shqiptare, e cila u aksidentua në malin Tomorr
6 orë operacion, shpëtohet alpinistja shqiptare që theu këmbën në mal
Një alpiniste shqiptare ra nga një lartësi e madhe teksa po ngjitej në mal, duke thyer këmbën dhe duke rrezikuar jetën.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se një helikopter i Forcave të Armatosura evakuoi alpinisten e aksidentuar, duke e transportuar drejt spitalit.
Sipas saj, operacioni ishte i vështirë, por ia dolën.
“Operacion i vështirë, por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartësinë 7000 ft (rreth 2400 metra) dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, shkruan Xhaçka në Facebook.
As ajo dhe as grupi i saj shoqërues nuk mund të largohej pasi vajza nuk mund të ecte asnjë metër.
Por, pas pamundësisë së tyre për të vijuar kërkuan ndihmën e Policisë dhe kjo e fundit të forcave ajrore të ushtrisë, pasi ka qenë e pamundur të shkohej në atë lartësi mbi 2400 metra mbi nivelin e detit me mjete të tjera e me mot të vështirë për shkak të reshjeve të shumta të borës.
Pas 6 orësh, helikopteri ka rënë në gjurmë të tyre. Ministria e Mbrojtjes përmes një statusi në Facebook shkruan se “operacion ishte i vështirë, por djemtë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartësinë 7000 metra mbi nivelin e detit dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












