Shpëtim nga katastrofa në çastin e fundit
Aksidenti për pak është shkaktuar nga problemet në komunikim në mes të personelit drejtues të aeroportit
Dy aeroplanë udhëtarësh për pak i kanë shpëtuar një katastrofe ajrore, në veri të aeroportit të Klotenit, në Cyrih, në qershor të vitit 2009. Ky lajm është bërë i njohur sot nga një raport që ka publikuar Byroja për hulumtimin e aksidenteve ajrore dhe ka zënë vend të theksuar në të gjitha mediet e Zvicrës.
Aksidenti i evituar në momentin e fundit dhe nga i cili mrekullisht kanë shpëtuar udhëtarët e dy aeroplanëve, është shkaktuar nga problemet në komunikim. Një drejtuese fluturimesh, e cila ishte duke bërë kualifikimin profesional, nuk kishte mundur të merrej vesh me trajnuesin e saj.
Dy aeroplanët që i shpëtuan aksidentit ishin një Airbus i kompanisë Air France dhe një Boeing nga Ryanair. Ata, në momentin kritik kishin një distancë vertikale mes vete prej vetëm 221 metrash.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











