Bota
Shpërthim në dy ndërtesa në Suedi, të lënduar 25 persona
Në një shpërthim, i cili ka ndodhur në dy ndërtesa fqinje në jug të Suedisë, janë lënduar 25 njerëz.
Zyrtarët kanë kumtuar se shkaku i shpërthimit për momentin nuk është i njohur dhe se policia nuk ka shenja se bëhet fjalë për sulm terrorist.
Nga shpërthimi i fuqishëm dhjetëra dritare kanë dalë nga vendi dhe janë shkatërruar ballkonet në ndërtesa në Linkoping, vend i cili gjendet rreth 175 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Një ndërtesë i ka pesë kate, ndërsa tjetra katër, shkruan Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Policia ka kumtuar se në vendin e incidentit është dërguar një ekip për deminim pas shpërthimit, i cili ka ndodhur rreth orës 9 sot në mëngjes sipas kohës lokale. Policia e ka izoluar atë lagje.
“Për momentin nuk kemi asnjë informatë për të besuar se kjo është e lidhur me terrorizëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë për AP.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













